Çështja e Kinës ka qenë krejt e hapur dhe objekt në bisedat e përditshme. Ditarët e Enverit, unë nuk i shikoja, mbanim të dy ditarë, dhe në një moment ai më tha, “Ulu këtu, të lexoj diçka nga ditarët”. Marrëdhëniet tona me Kinën ishin në kulmin e marrëdhënieve të mira, dhe ai më lexon se si e gjykonte, se si e shikonte politikën kineze, se kishte disa gjëra të tjera, me OKB-në, me BS-në, disa pikëpamje të Maos për Stalinin për filozofinë e tyre, për qeverinë, vlerësonte Çu En Lajn, është i vetmi, thoshte, që kupton diçka nga çështjet ndërkombëtare, kritikonte pavendosmërinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, që nuk i shkonte një fuqie të madhe. Ai lexonte dhe unë hapa gojën dhe thashë, “ua Enver po sikur këto t’i lexoj njeri”. Pastaj janë botuar të tëra shënimet, kanë dalë tre-katër libra “Shënime për Kinën”, nga ditari politik. Ai e kishte si natyrë, duhet ky vend i vogël të bëjë këtë kritikë, thoshte./Dritare.net
Ky është një fragment nga intervista me Nexhmije Hoxhën që do të transmetohet ditën e hënë, ora 20.45, në Vizion Plus.