Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u bë kaq e suksesshme? Bebe Rexha tregon sekretin

Si u bë kaq e suksesshme? Bebe Rexha tregon sekretin
Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare e cila është në majat e karrierës së saj muzikore, në botë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka nxjerrë një foto sesi dikur performonte para një grupi të vogël, ndërsa sot para turmave marramendëse që dinë çdo këngë të sajën.

View this post on Instagram

50,000 hearts in the air ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe shkruan se me punë arrihet gjithçka. Ajo këshillon të gjithë të ndjekin ëndrrat, jo paratë. Sepse nëse bën atë që dashuron, paratë vijnë vetë.

"Çmenduri. Kjo është ajo çfarë do të thotë të mos dorëhiqesh. Nuk ka rëndësi sesa veta ju thonë se nuk do të arrini asgjë. Dhe kjo nuk është turma më e madhe ku unë kam performuar ndonjëherë. S'mund ta besoj që jam këtu. Është kënaqësi më vete. Jam shumë mirënjohëse.

Besoj se gjithkush punon shumë, por disa kanë më shumë fat. Unë punova shumë dhe jam me fat, këtë e di mirë. Vetëm kurrë mos pushoni së luftuari për atë që doni dhe kurrë mos ndiqni paratë. Ndiqni ëndrrat dhe paratë do të vijnë. Fansat e mi janë numri një për mua. Do kisha dëshirë të takoja secilin prej jush. Ju dua!", shkruan Bebe Rexha./E.B-dritare.net