
Si të shijoni Vitin e Ri në shtëpi, me familjen!
Dritare.net

1. Planifikoni bashkë ushqimin dhe pijet për natën e ndërrimit të viteve
Të porosishësh jashtë për natën e Vitit të Ri do ju kushtojë shumë. Kështu ne të dritare.net ju sugjerojmë që të mblidheni e gjithë familja bashkë dhe të gatuani ushqimet tuaja të preferuara. Po ashtu bashkë zgjidhni dhe pijet me të cilat do të ngrini dolli për një vit më të mirë se ky që po lëmë pas.
2. Argëtohuni me lojëra gjatë gjithë natës
Tashmë është bërë traditë që të gjithë të qëndrojmë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Por nëse vitet e tjera keni parë programe të ndryshme televizive, këtë herë ju sugjerojmë të bëni diçka ndryshe. Për shembull; të luani letra, domino apo lojëra të tjera argëtuese.
3. Shikoni një film bashkë
Periudha e festave është më e bukura sepse edhe filmat që shfaqen në Netflix janë më të bukurit. Mbidhuni e gjithë familja bashkë dhe shpenzoni dy orë duke parë një film të bukur. Gjatë asaj kohe mun dtë hani dhe të pini gjëra të ndryshme.
4. Bëni një foto familjare, si kartolinë e 2019
Nëse vitet e tjera nuk e keni bërë, këtë vit ju sugjerojmë të bëni një foto familjare, që ta keni kujtim nga 2019. Vitet kalojnë shpejt dhe kujtimet janë ata që mbesin.
5. Reflektoni për vitin e shkuar dhe bëni plane për 2020
Planet nuk bëhen vetëm për punën, por dhe për familje. Në natën e ndërrimit të viteve është mirë që të gjithë të uleni dhe të vendosni disa qëllime familjare që duhet t’i arrini brenda 2020./E.B-dritare.net

















