Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si të përgatisni salcë pesto për 3 minuta

Si të përgatisni salcë pesto për 3 minuta
Mjafton që në kuzhinën tuaj të keni përbërësit e nevojshëm për realizimin e saj, si edhe një blender.

Ja çfarë na nevojitet për të përgatitur një salcë pesto të freskët:

Përbërësit:

Dy tasa të vegjël me fletë borziloku

½  filxhan kafeje me vaj ulliri

½ filxhan kafeje me parmixhano të grirë

1/3  e filxhanit me fara pishe të qëruara

Kripë

Piper

Fletët e borzilokut, djathin parmixhano, farat e pishës dhe i hedhim në blender. Në të shtojmë vajin e ullirit, një thelpi hudhër pak kripë dhe pak piper. Përbërësit i miksojmë në blender derisa të realizojmë një masë të njëtrajtshme.

Procesi i miksimit nuk zgjat më shumë se 2 minuta dhe ju sapo keni përftuar një salcë pesto të freskët./shije