Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si të dallojmë shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes

Si të dallojmë shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes
Shenjat ndryshojnë nga personi në person, por njohja e një ndryshimi drastik në sjelljen është çelësi.

Anthony Bourdain shef i shkëlqyer dhe prezantues i famshëm u gjet i vdekur dhe dyshohet se është vetëvrarë.

61-vjeçari po punonte për një episod të ri të shfaqjes së tij për CNN-in në Strasburg, Francë, njoftoi NewYork Times. Ky lajm tragjik vjen vetëm disa ditë pasi stilistja  Kate Spade vdiq pasi vrau veten.

Vdekjet e parakohshme të Bourdain dhe Spade janë pjesë e një tendence shqetësuese: një rritje e  numrit të vetëvrasjeve midis burrave dhe grave, në të gjitha grupet racore dhe etnike, dhe të të gjitha moshave, sipas një raporti të lëshuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shkalla e vetëvrasjes u rrit rreth 30 përqind midis viteve 1999 dhe 2016.

Të kuptoni se si të ndihmoni dikë që mund të jetë në rrezik për vetëvrasje është thelbësore për të përmbysur këtë trend. Dritare.net ju tregon se çfarë duhet të dini.

Shenjat paralajmëruese të vetëvrasjes mund të ndryshojnë nga personi në person, disa mund të flasin për mendimet e vetëvrasjes, ndërsa të tjerët mund t'i mbajnë në fshehtësi mendimet e  tyre. "Shikoni për ndryshime në modelin e sjelljes ," thotë Christine Moutier, MD, oficere mjekësore në Fondacionin Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjeve. "Njerëzit mund t'i mbajnë gjërat fshehura deri në një farë mase."

Shikoni për këto shenja paralajmëruese të mendimeve vetëvrasëse:

Kur  flisni për vetëvrasje

Kur kërkoni armë zjarri ose pilula

Kur tërhiqeni nga miqtë, familja dhe shoqëria

Kur keni luhatje të mëdha të humorit

Kur ndiheni të pashpresë ose të bllokuar

Rritja e përdorimit të alkoolit ose drogës

Kur fleni shumë ose shumë pak

Kur jeni të nevrikosur ose në ankth pa shkak

Njerëzit që vuajnë nga një sëmundje mendore, alkoolizmi ose abuzimi i drogës mund të kenë lidhje me një histori familjare të vetëvrasjes, histori traume ose abuzimit, sëmundje e vështira, izolimi social ose një ngjarje traumatike të jetës si humbja e një të dashuri, mund të jetë disa nga arsyet që rrit rrezikun për vetëvrasje. Mos harroni se njerëzit në çdo moshë mund të përjetojnë mendime vetëvrasëse. Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mesin e adoleshentëve dhe shkalla më e lartë e vetëvrasjeve në mesin e njerëzve të moshës së mesme, të ndjekur nga ata më të vjetër se 85 vjeç, sipas AFSP.

Si të ndihmoni një të dashur që besoni se është në rrezik

Nëse vëreni një ndryshim drastik në sjelljen e dikujt që përfshin shenja paralajmëruese të vetëvrasjes, mos ngurroni. Marrja e një roli aktiv në kontrollin e tyre mund të shpëtojë jetën e tyre.

"Edhe nëse instinktet tuaja janë për të shmangur personin, sepse ju jeni të frikësuar se ju mund të fyeni atë ", thotë Dr Moutier. "Gjithkush ka një rol për të luajtur në parandalimin e vetëvrasjes".

Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse nuk jeni i sigurt nëse dikush ka mendimin e vetëvrasjes është të filloni një bisedë të sinqertë dhe të kujdeseni që më shumë ta dëgjoni atë person se sa të fisin ju. Nëse dalloni shenja se ata ndjehen, të pashpresë ose në depresion, mos e anashkaloni temën, mund t'i pyesni drejtpërdrejt nëse kanë mendime vetëvrasëse.

"Kjo nuk do t'i bëjë ata më keq. Nëse keni krijuar një mjedis të sigurt për të pasur këtë bisedë, ata do të ndjejnë një ndjenjë lehtësie dhe do të jenë në gjendje ta ndajnë këtë përvojë me dikë që nuk është duke gjykuar ata,- "thotë Dr Moutier.

Shmangni: Ligjërimet për vlerën e jetës ose minimizimin e problemeve të tyre.

Bëni: Lërini ata të dinë se sa shumë keni kujdes për ta dhe i inkurajoni ata që të kërkojnë trajtim nga një terapist ose mjeku i tyre.

Çfarë duhet të bëni nëse besoni se dikush është në krizë

Nëse besoni se dikush është në rrezik të menjëhershëm për vetëvrasje, ata thonë se kanë ndërmend të vrasin veten kërkoni ndihmë emergjente. Hiqni çdo gjë që mund të përdorin për të lënduar veten dhe shoqëroni ata në urgjencë./ Prevention/Përshtati Vamira Dalipi/