
Si do të jetë moti sot, e martë 15 tetor 2019!
E Martë 15 Tetor 2019, 07:07
Dritare.net

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri të premten temepraturat do të jenë të larta dhe nuk pritet reshje shiu.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditët në vazhdim.
Parashikimi i motit:
Sapo u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte.
E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.
Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.
Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.
Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë./ I.M-Dritare.net

















