Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vidhnin shtëpitë, arrestohen 4 persona në Lezhë

Vidhnin shtëpitë, arrestohen 4 persona në Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen për vjedhje të banesave. Pas vjedhjes së banesës së shtetases kosovare, policia i ka arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i Policisë:

Vodhën në banesën e një shtetaseje kosovare, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët. Goditet një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë. Sekuestrohen radio si ato të Policisë dhe mjete që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve. Vihen në pranga 4 persona. Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të./E.B-dritare.net