Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Vazhdo shaj në internet se je mësuar / Noizy dhe Cllevio gati të përballen!

Vazhdo shaj në internet se je mësuar / Noizy dhe Cllevio gati të

Një ditë pasi la qelinë Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano, është përplasur sërish me reperin Noizy, teksa e ka sfiduar sërish për një përballje vetëm mes tyre. Lidhur me këtë ka reaguar Noizy, duke ju përgjigjur ftesës dhe ofendimeve që ai përdor në rrjetet sociale.

Sipas Noizyt, Cllevio ka 3 vjet që e shan në rrjetet sociale pa asnjë arsye duke shtuar se ai kërkon famë prej tij dhe se gjithçka e bën për t’u dukur. Më pas Noizy thotë se duke vazhduar me sharjet në internet, gjërat do jenë ndryshe mes tyre.

Kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Noizy grushtoi të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë Noizy-n dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në profilin e tij në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio i ofendoi familjarët./Xh.Xh/dritare.net