
Samanta Karavella i thotë po fejesës, na prezanton me partnerin!
E Enjte 2 Qershor 2022, 22:10
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Samanta Karavella i ka thënë po propozimit për fejesë ditën e sotme.
Partneri i saj quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram.
“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram, teksa ka konfirmuar se janë fejuar.
Këngëtarja e cila u bë e njohur nga “Ethet e së premtes”, jeton prej vitesh në Amerikë./M.K/dritare.net

















