Fifi zbulon se Arjola i ka bërë bllok: Njeri i padëshiruar!
Dritare.net

Duket se marrëdhënia mes Filloreta Raçit dhe Arjola Demirit ka pësuar një krisje që vetëm sa thellohet me kalimin e kohës.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, dyshja i ka shkëputur kontaktet dhe nuk flasin. Fifi ka treguar se Arjola Demiri i ka bërë bllok në rrjetet sociale.
Teksa Monika ishte e ftuar sot në emisionin “Dielli dhe hëna”, telefonoi Fifin për një rreng, ndërsa në fund të telefonatës, Fifi i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin njerëzit e padëshirueshëm në festë, ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.
Biseda:
Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde
Monika: Kush ishte?
Fifi: Një njëri që ma ka bo bllok është Arjola kështu që…
Dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli./M.K./dritare.net