Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen këngëtaret!

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max janë katër këngëtare shqiptare me famë botërore. Të suksesshme pot talent, ato sot janë emra të rëndësishme në industrinë e muzikës në Amerikë. Së fundmi janë përballur me një sulm në rrjetet sociale. Bethamy Joan, një vajzë në twitter, ka bërë postime të vazhdueshme për to, duke akuzuar se ato financohen nga mafia shqiptare. Postimet e saj kanë nisur që në muajin korrik. Qartazi një sulm ndaj shqiptarëve, duke përdorur katër vajzat e njohura.

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Çfarë shkruan Joan!

"Mund të keni parë një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar. Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max dhe Rita Ora. Pse?

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Si mund të ketë papritmas një vend i vogël me një popullsi prej vetëm 2,8 milion me kaq shumë yje të pop-it që janë relativisht të ngjashme? Përgjigja qëndron tek mafia shqiptare dhe pastrimi i parave.

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Mafia shqiptare, janë me qendër në Shqipëri. Ata janë aktivë në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Lindjen e Mesme dhe Azinë.

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Mafia shqiptare kohët e fundit ka filluar të përdorë yjet e tyre të pop për motive të tjera, më të këqija. Ata kanë si qëllim ndarjen e rajonit."

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Sulmi i saj ndaj shqiptarëve, vjen në një kohë kur në mediat sociale, po bëhej një fushatë një lidhje me vendosjen e Kosovës, në hartën e Apple.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka reaguar këngëtarja Bebe Rexha, e cila shkruan pas përgjigjes ironike për vajzën në fjalë, shkruan se nuk duhet harruar se të gjitha këngëtaret kanë punuar shumë për të mbërritur aty ku janë.

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

“Sinqerisht ky është një budallallëk i madh. Por nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshme a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë hitin” siç pretendon. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe.

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen

Por meqë jemi këtu për ta ç'dramatizuar paksa situatën ia vlen të përmendet një koment në Revistën Online Anabel, në lidhje me këtë lajm ku shkruhet:

Më vjen tmerrësisht shume keq që mafia shqiptare qenka përqendruar tek muzika; kështu që i bej thirrje kryetarit të mafias (që për momentin duhet të jetë në një dhomë gjysmë errësirë në katin e dytë të një klubi nate duke pirë puro shumë i shqetësuar) që të hedhe sytë dhe nga kinemaja shqiptare. Hë të keqen, shihni dhe këtej!", thuhet në postim. /L.F-dritare.net

Bebe, Rita, Dua dhe Ava financohen nga mafia shqiptare/Përgjigjen