
Arjola Demiri: Unë kam qenë e para vajzë, që kam ngarë një Porsche në Shqipëri!
Dritare.net
Arjola Demiri, një ndër banoret më në zë të shtëpisë së BBV, ka treguar në biseda të ndryshme pasionin e saj për makinat. Në një nga bisedat ku ishin të pranishëm të gjithë banorët e shtëpisë Arjola tha se ka qenë e para femër që ka ngarë një makinë Porsche në Shqipëri.
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola.
Pas kësaj deklarate Arjola shtoi se Donaldin e ka pare shpesh të bëjë heroin brenda shtëpisë.
“Donaldin këtu brenda e kam parë shpesh të bëjë "heroin" dhe ndonjëherë meshkujt kur e bëjnë heroin marrin shumë karikim. Vetë mashkulli do të ndihet superior, hero, të gjithë ashtu e ndiejnë vlerën e tij. E kam parë që e ka bërë me Semin, e kam parë që e ka bërë me Sarën, e kam parë edhe me Monikën, e kam parë në shumë raste që e ka bërë me femrat këtu brenda. Të ndihet si protektiv, se me djemtë nuk e kam parë ta bëj këtë gjë” u shpreh Arjola./Xh.Xh/dritare.net

















