
Nipi rrëfen historinë e pazakontë. Si i takoi pas 50 vitesh ushtari i Duçes, fëmijët e lënë pas në Shqipërinë komuniste!
Dritare.net
Një histori tjetër e jashtëzakonshme ka ardhur këtë herë në Shqip me Rudina XHungën. Andon Mandili, i lindur në Sheper të Zagorisë, por që prej 30 vitesh jeton në Itali, ka rrëfyer historinë e tij të veçantë. Andoni tregon historinë e familjes së tij, e cila nis me një ushtar italian, i cili mbetet në Sheper në kohën e kapitullimit të Italisë fashiste. Aty ai martohet dhe bën tre fëmijë, por më pas largohet kur nëna e Andonit ishte vetëm 6 muajshe. Fati është i çuditshëm dhe ata do të takoheshin pas 50 vjetësh.
Pjesë nga biseda:
Historia e gjyshit italian
Ne si familje kemi patur një fat dhe një hall në të njëjtën kohë. Ne kemi patur një gjysh italian. Ai ka ardhur me kontigjentin e 39-ës në Shqipëri. E hodhën fillimisht në Pogradec, kur kapitulloi italia fashiste. Në fshatrat tona kush vjen, vjen i uritur. Ai u martua me gjyshen time, bëri tre fëmijë. Kur kapitulloli italia, iu gjend në ato anë, hipi në Zagori, u strehua dhe ishte punëtor i madh. Ishte marangoz. Ai jetoi në fshat dhe nja 4- 5 vjet pas luftës dhe e kërkoi familja e tij nëpërmjet Kryqit të Kuq. Ai ishte nga Kalabria dhe iku. Donte të merrte tezen, ajo u fsheh tek koteci i pulave, atij i iku autobusi. Donte të merrte dhe gjyshen, por ajo i ka thënë që cdo bëj unë në Itali. Unë nuk iki. Ai tha do iki dhe do kthehem. Pastaj gjërat rrodhën dhe ai nuk erdhi më. Gjyshja jetoi vetëm, rriti fëmijët, u shkolluan. Mamaja ime mbeti në fshat si më e vogla.
Ne gjyshin e dinim të vdekur, derisa nuk ishte bërë i gjallë. Kur u hapën kufijtë nuk kërkonim gjyshin, por kërkonim që mund të bëheshim me letra italiane nëse vërtetonim që ishim pasardhës të një italiani. Ai quhej Pietro Antonio, ndërsa në fshat quhej Andon. Aritëm ta gjenim gjyshin dhe organizuam edhe një takim. Mamaja ime e ka takuar për herë të parë babain e saj kur ishte 50 vjeçe.
Ai nga Kalabria shkoi në veri. Nuk ishte martuar më. Ai ka patur një fëmijë para se të vinte në Shqipëri. AI nuk donte të kthehej më në Itali, i pëlqente dhe ideologjia komuniste pavarësisht se gjërat dolën ndryshe.
Takimi i nënës sime me gjyshin ka qenë i dhimbshëm.
Kur arritën në fshatin e gjyshit, u thanë që do të flinin në një shtëpi. Atje i priti një plak, të nesërmen ata morën vesh që ai ishte babai i tyre.
Nuk ua tha, sepse mund të ishte traumatike.Ai vdiq në vitin 2002, në duart e mamasë sime. Nëna ime quhet Anxhela, emër që ia kishte vënë ai. Anxhela quhej dhe nëna e tij në Kalabri. Ai kur e pa për herë të parë mamanë time i tha: Anxhela, mama mia. Ju duk si mamaja e vet. Me nënën time u lidh më shumë.
Gjyshja nuk pranoi më ta takonte burrin e saj, edhe pse ishte gjallë./ dritare.net

















