Emigrimi, një aventurë ilegale dhe e rrezikshme: Ne ëndërronim! Donim lirinë, donim punën dhe dinjitetin!
Dritare.net
Sot në “Shqip” me Rudina Xhungën, i ftuar ka qenë një emigrant shqiptar, Maksim Shaholli, i cili ka treguar historinë e tij të veçantë. Një histori, e cila nis dhimbshëm si e shumë djemve të rinj shqiptarë, që lanë vendin, ca nga mali e ca me gomone e varka në kërkim të një jete më të mirë, të një toke që ofronte më shumë se Shqipëria. Maksimi tregon emigrimin si një aventurë të jashtëzakonshme ilegale, në kërkim të një pune, të një të ardhmeje më të mirë.
“Ne ëndërronim. Me të metat tona, të mirat dhe të këqijat ne ishim të rinj. Donim lirinë, donim punën, dinjitetin. Punën, sepse ajo të mban gjallë.
Në Hollandë, ishim afër një porti. Aty u futëm në një kamion, pa e ditur se ku do të na çonte. Përfundojmë në Angli pa e ditur se ku do të shkonim. Ndoshta diçka ishte e shkruar. Kur shkuam në Angli isha i vetmi që dija 3-4 fjalë që i mbaja mend nga shkolla. Përfundojmë në portin e Haruiçit, në juglindje të Anglisë. Dalim nga porti dhe ishte një si superstradë, shihnim tabelat, ne vijojmë të ecim në këmbë. Makina e policisë që bënim patrullë, ne i bënim autostop. Ndaluan. Si përfundim na marrim dhe na çojnë në një qendër. Anglishten nuk e dinim. Ne kërkuam përkthyes italianë, vjen një grua rreth të 50-at kur merr vesh që ishim nga Shqipëria thotë pse nuk thoni që jeni shqiptar. Aty na vjen një përkthyese shqiptare. Ngatërronim dhe emrat e porteve, ngaqë nuk i dinim. Ne kishim dëgjuar emrat e porteve, po nuk dinim se ku ndodheshim. Na marrin në intervistë, na japim për të ngrënë, na ndajnë 2 e 2 dhe na mbajnë atje nja 5 ditë. Pastaj na thonë ku doni të rrini në shtëpi apo hotel. Ne kërkuam shtëpi. Na marrim në fugon dhe na zbresin në Londër në një qendër për refugjatët. Na drejtojnë për në shtëpi, në zonën 2 të Londrës. Ishte një ndërtesë 3 katshe, 2 lart dhe 2 poshtë.
Shteti anglez na jep numrin e punës, brenda 10 ditëve na vjen zarfi poshtë derës së shtëpisë. Me të njëjtin numër ne drejtohehsim në qendër për të marrë atë shumë lekësh që ata na jepnin për të kalaur javën. Gabimi ynë më i madh ishte që ne ishim të tmerruar faktikisht, dhe shumë nga padituri. Ne kishim mundësi edhe të studionim dhe të kualifikoheshim. Ka qenë presion psikologjik shumë i madh, sepse jepnim intervista vazhdimisht", rrëfeu Maksimi./J.H/dritare.net