Na ndiqni edhe në

Shqip

Ngjela: Nëse qeveria e çon rrogën minimale 1 milionë lekë, emigrantët do të kthehen!

Ngjela: Nëse qeveria e çon rrogën minimale 1 milionë

Avokati i njohur Spartak Ngjela në Shqip nga Rudina Xhunga deklaroi se qeveria Rama, duhet të rrisë rrogat në administratë, për të frenuar emigracionin masiv të shqiptarëve.

Zoti Ngjela theksoi se minimalisht, rroga në Shqipëri duhet të jetë 1 milionë lekë, dhe nëse ky proces realizohet, sipas avokatit, të shumtë do të jenë edhe emigrantët që do të kthehen në vendin e tyre.

“Nuk kam gjetur statistika, që të di si është niveli, nëse Rama e ka varfëruar ose jo vendin. Nuk më duhen përqindjet e komunizmit, ato janë gënjeshtra. Dua të di si është procesi i ngritjes së pagave në Shqipëri, atje është prova. Sa është paga. Paga ka një rritje shumë të vogël deri më tani. Rama thotë që do ta ngrejë brenda 4 muajve të parë, pra që rroga minimale të jetë 1 milion të vjetra. Rrogat të rriten në funksion të rritjes së ekonomisë, e ka tregu në dorë. Pyetja që bëhet është: si ecën problemi në Shqipëri? Dhe ka dy burime të ardhurash, se naftën e kanë shitur. Dy burimet janë: turizmi dhe bujqësia. Edhe bujqësia ka rritje dhe turizmi po ashtu.

Të gjitha këto bënë që Rama të deklaronte se rrogat do t’i bënte 1 milion. Gjithçka duhet folur në funksion të pagave, se kur i rrit pagat shteti, kjo influencon edhe tek privati. Duhet parë se si do reagojë privati, kur shteti t’i rritë pagat. Unë kam kërkuar që rroga minimale në shtet të jetë 1 milionë dollarë. Ekspertët e Polonisë, më kanë treguar se nga vendi ikën 4 milionë e gjysmë polakë, në Perëndim, kur ishte rroga 300 dollarë. Në momentet kur qeveria polake e çoi rrogën 1 milionë dollarë u kthyen të gjithë, rroga është e gjitha. Edhe në Shqipëri, nëse Rama do e rritë rrogën dhe do e kthejë në proces solid, patjetër që do të kthehen shqiptarët”, tha zoti Ngjela./M.K-dritare.net