Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjela: Pse i duhet Berisha-Ramës!

Ngjela: Pse i duhet Berisha-Ramës!

Avokati Spartak Ngjela thotë se nuk mund të ketë një bashkëpunim të fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokat Ngjela tha se Berisha sot është në ditët e tij më të këqija, ndaj si kundërshtar i shërben Ramës për ta pasur të sigurtë pushtetin.

“Nuk ka asnjë shenjë që të ketë një bashkëpunim të fshehur mes Ramës dhe Berishës. Rama dhe Berisha nuk mund të bashkohen sepse Berisha qëndron aty ku është me ndihmën e fshehtë të Ramës, por jo me bashkëpunim. Sa të jetë Berisha, PS qëndron në pushtet pa asnjë problem. E mban Rama-Berishën, me të gjitha mjetet. Sepse Rama e di që sa të jetë Berisha, e ka të sigurt pushtetin. Nuk është aleat Berisha për Ramën, por kundërshtar që i duhet. Berisha sot është në hall dhe ky moment po shfrytëzohet nga qeveria në pushtet”, u shpreh Ngjela në Dritare TV./L.F-dritare.net