Na ndiqni edhe në

Shqip

Beleri, pretekst i Greqisë për Himarën. Flet avokati Ngjela!

Beleri, pretekst i Greqisë për Himarën. Flet avokati Ngjela!

Avokati i njohur Spartak Ngjela në Shqip nga Rudina Xhunga deklaroi se Greqia po e përdor Fredi Belerin, pasi kërkon Himarën.

“Beleri është pretekst i Greqisë, për fshatrat e Himarës. Sepse gjithë punën e kanë për Himarën, Belerin si kryetar bashkie e nxorën përmes bashkëpunimit me Sali Berishën. Ata e qanë si kryetar bashkie, jo si Beleri, është njeri pavlerë.

Nuk është minoritet Labëria, Himara ka qenë ka qenë dhe është kryeqendra e Labërisë. Minoritarët thonë se Greqia nuk e ka mendjen tek Labëria por tek Himara. Greqia nuk i bën dot asgjë Himarës, ata janë të gjithë labë. Greqia nuk ka fuqi për të sjellë një forcë politike, e ka populli në dorë, është me votim tani. E djathta që mund ta bënte këtë, nuk ka forcë elektorale, është e ndarë, ka vetëm 18%”, deklaroi avokati Ngjela./M.K-dritare.net