Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sa do të ishin rrogat po mos shkatërroheshin fabrikat dhe uzinat në Shqipëri!

Sa do të ishin rrogat po mos shkatërroheshin fabrikat dhe uzinat

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV thotë se nëse 500 uzinat dhe fabrikat do të ishin funksionale në Shqipëri, rrogat e punonjësve sot të varionin nga 5 mijë deri në 7 mijë euro, ndërsa rrogat e profesioneve të larta të rëndësishme do të ishin 10 mijë euro.

"Po të mos ishin shkallmuar 500 fabrikat dhe uzinat e Shqipërisë, dhe, pasi ato t'i rinovonte kapitali privat me teknologjinë e kohës, Shqipëria sot do të ishte një shtet shumë i zhvilluar dhe rrogat e punonjësve do të ishin nga 5000 e deri në 7000 Euro në muaj; ndërsa rrogat e administratës dhe profesioneve të larta intelektuale do të ishin mbi 10 000 euro në muaj.
Por, ky fakt, do të kishte krijuar ndërkohë edhe një sistem bankar modern dhe tani sigurisht që Banka Kombëtare e Shqipërisë do të ishte në të njëjtën linjë me Eurosistemin që po kërkohet të arrihet në Bashkimin Evropian. Kurse zhvillimi financiar i Shqipërisë do të kishte dalë tani nga kthetrat e mediokritetit dhe krediti bankar, i marrë normalisht nga kapitali privat, do ta kishte lulëzuar tregun financiar dhe tregun e mallrave; do të kishte gjallëruar në maksimum Universitetin e Tiranës dhe sidomos Universitetin Politeknik, kurse vetë emigracioni i shqiptarëve në Perëndim do të ishte sa një e treta e shifrës prej dy milionë shqiptarësh që është sot dhe që kanë emigruar të shtyrë nga kushtet mizerabël ekonomike që krijoi Berisha e co në Shqipëri; një gjendje kjo që po vijon ende dhe sot.”, thotë Ngjela./K.C/dritare.net