Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokat Ngjela: Berishës i kanë gjetur miliona euro jashtë vendit!

Avokat Ngjela: Berishës i kanë gjetur miliona euro jashtë vendit!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregon se ka informacione që Berishës i kanë gjetur miliona euro në bankat jashtë vendit.

“Nuk ka shenja të bashkimit të Rithemelimit me Ramën. Rama-Berisha nuk mund të bashkohen. Berisha qëndron aty ku është me ndihmën underground të Ramës, jo me bashkëpunim. E mban PS-ja Sali Berishën me të gjithë mjetet underground sepse e di që po të jetë ai e ka të sigurt zgjedhjen parlamentare në Shqipëri. Prandaj e mbajnë. Jo se e kanë aleat. E kanë një kundërshtar që duan të jetë gogol. Berisha kërkon të shpëtojë familjen nga korrupsionet. Nuk e di sa milionë i kanë vënë në sekuestro edhe në bankat jashtë. Unë kam të dhëna që të gjithë korrupsionet që kanë gjetur jashtë ia kanë vënë ose nën regjistrim ose nën sekuestro. Të shohim si do vazhdojë SPAK-u me luftën antikorrupsion ndërkohë që Berisha është i arrestuar. Luftën antikorrupsion këtu e drejton SPAK-u dhe SPAK-u drejtohet nga Uashingtoni. E tha Blinkeni: SPAK-un e drejtojmë ne. Korrupsioni ka bërë një dëm të madh në Shqipëri. Nuk ka shumë rëndësi dëmi ekonomik, por dëmi politik që po krijonte dhe do krijonte deri në zhdukje.“, tha Ngjela në DritareTV./K.C/dritare.net