Na ndiqni edhe në

Bota

Shpërthimi në Milano shemb pallatin, 3 viktima

Shpërthimi në Milano shemb pallatin, 3 viktima
Tre persona kanë humbur jetën për shkak të shembjes së një pallati, si pasojë e një shpërthimi nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë, dhe të plagosur kanë mbetur edhe dy fëmijë.

Shpërthimi i gazit ka shkaktuar shembjen e pjesës së brendshme të pallatit. Ai ka ndodhur rreth orës 9, është dëgjuar deri në një distancë të largët, duke thyer xhamat e shtëpive të të gjithë rrugës.