
Shoqja ime po më vjedh sërish të dashurin. Si t’ia bëj?
Dritare.net

“Shoqja nuk po e lë rehat të dashurin tim. Të dy i kanë zyrat ngjitur, dhe ajo nuk e lë rehat. Herë pas here i them mos t’i flasë, por ajo nuk më dëgjon. Vite më parë më vodhi të dashurin e parë. Ajo fjeti me të. E bëri këtë për inatin tim, pasi unë nuk po i kushtoja shumë vëmendje. Ne nuk folëm për vite me radhë, dhe u ritakuam, vetëm pasi nëna e saj vdiq. Tani ajo po më rri mbi kokë, më vjen inat që e afrova kaq shumë. I dashuri im është i sjellshëm, tërheqës, por ajo nuk mund ta marrë atë nga unë, është i imi. Të dashurit tim nuk i intereson ajo, vetëm e ka mikeshë dhe del për kafe dhe drekë, pas punë. Si ta ndaloj atë, mos të ma shkatërrojë jetën për herë të dytë?”,- thotë vajza. Ndërkohë psikologia Xheni e këshillon vajzën, që të tregojë më shumë kujdes dhe ta largojë nga partneri dhe jeta e tyre këtë ‘grabitqare’.
“Nuk e kuptoj si e ke lejuar atë grabitqare të të afrohet sërish? Një grua ka klas, formë, por ajo nuk mund të besohet. Shumë vite më parë, ajo ta vodhi një të dashur, dhe tani po bën të njëjtën gjë. Ti i ke kërkuar që mos ta bezdisë më të dashurin tënd, por kjo e nxit atë më shumë. Largoje nga jeta. Fshiji numrin, i thoni se nuk është e mirëpritur në shtëpinë tuaj, insisto që të largohet nga i dashuri yt. Sa për të dashurin tënd, nuk besoj se është kaq i ëmbël, i pafajshëm, etj. Nëse takon një femër për pije, dreka e darka, dhe ti i ke kërkuar mos ta bëjë, atëherë nuk mund të mos ndiej se edhe atij i pëlqen të luajë. Ai duhet të vërtetojë se, ti je e vetmja për të. Nëse kthehesh në detektive, dhe zbulon sa jeni larguar, atëherë për hir të mendjes dhe vetëpërmbajtjes, duhet ta lësh të shkojë edhe këtë. Kjo është diçka që ju duhet ta diskutoni, realisht.”,- thotë psikologia./Përshtati nga “Daily Mail’:Kadrije Çako/dritare.net

















