Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për përdorim mjekësor, por edhe vetjak!

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për

Nga Arben Tufa-specialist bujqësie-Kanada

Çfarë është bima e Cannabis Sativa


Origjina e largët e bimës Cannabis është rrafshnalta e Tibetit, e cila me kalimin e shekujve u përhap në Azinë Juglindore dhe Jugperëndimore, etj.
Bimët janë kultivuar nga bujqit kohë më parë, kryesisht për fibrat e tyre të gjata që përbëjnë lëndën e parë për tekstile (pëlhura), për litarë, si dhe për përgatitjen e letrës.
Farërat e Cannabis janë përdorur për riprodhim, për ushqim për shpendët ose zogjtë, si dhe për vaj.
Gjatë kultivimit të Cannabis, bujqit vunë re se tymi që krijohej nga djegia e luleve të bimëve krijonte efekte kënaqësie dhe shlodhjeje (rekreative), pasi hynte në organizëm nëpërmjet frymëmarrjes.

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për

Sot, kur flasim ose komentojmë për Cannabis si bimë, përdoren shpesh terma si:

Drogë në përgjithësi
Medikamente farmaceutike
Drogë për përdorim personal, etj.
Mendoj se është mirë të jap shpjegimin e secilit kontekst që të kuptojmë sa më mirë diskutimin tonë. Më poshtë paraqes kuptimin e disa konteksteve që do të përdorim në këtë vëzhgim:

Drogë quhet çdo substancë që ka një efekt fiziologjik kur futet në trupin e njeriut nëpërmjet gëlltitjes, frymëmarrjes, injeksionit apo ndonjë mënyre tjetër. (Ushqimi nuk konsiderohet drogë)
Medikamentet farmaceutike quhen ato substanca që janë krijuar e zhvilluar për të kuruar, trajtuar ose parandaluar sëmundjet e ndryshme të njeriut.
Droga për përdorim personal quhen medikamentet shlodhëse (rekreative) që përdoren për kënaqësi personale gjatë kohës së lirë.
Besoj se lexuesit tuaj janë të interesuar të dinë më shumë për përdorimin e Cannabis si medikament farmaceutik ose si drogë për përdorim personal.
Përdorimi i Cannabis si medikament farmaceutik bëhet për të kuruar, trajtuar, lehtësuar ose parandaluar sëmundje të ndryshme.
Përdorimi personal i Cannabis Sativa bëhet vetëm për kënaqësi personale, asgjë tjetër.
Është vërtetuar tashmë se përdorimi për kënaqësi personale i Cannabis ndikon negativisht në organizëm njësoj si duhani ose alkooli.

Dihet historikisht se ndikimi negativ i alkoolit dhe duhanit ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë dhe të qeverive të vendeve perëndimore, të cilat e kanë ndaluar ose kufizuar përdorimin e tyre me ligj.
Gjithashtu dihet se SHBA dhe Kanada nga viti 1918 deri në vitin 1933 ndaluan me ligj prodhimin dhe konsumimin e alkoolit, me synimin parësor mbrojtjen e shëndetit të popullit.
Ndonëse kujdesi për të ruajtur shëndetin ishte qëllim parësor dhe shumë i rëndësishëm, koha vërtetoi se këto ligje e kufizime nuk dhanë rezultatin e pritur.
Gjatë periudhës që ky ligj qëndroi në fuqi (flitet për periudhën 1918–1930) u vu re se si u krijua dhe u rrit tregu i paligjshëm (tregu i zi) i prodhimit, shpërndarjes dhe përdorimit të alkoolit. Më vonë, ky ligj u abrogua.

Vite më vonë, kjo dukuri u shfaq përsëri në SHBA, Kanada dhe BE, kur qeveritë e këtyre vendeve vendosën të ndalonin me ligj prodhimin dhe shpërndarjen e Cannabis Sativa.
Historia është dëshmitare sesi individë dhe më vonë grupe kriminale përplaseshin mes tyre për prodhim, treg, shitje, kontroll territori, etj.
Veprimtaritë e këtyre individëve ose grupeve (është pasqyruar gjerësisht nga gazetarë të ndryshëm) u shoqëruan me rritjen e krimit ordiner, krimit financiar, vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, vjedhjeve, etj.
Ky realitet (fakt) ka shtyrë qeveritë pasuese të rishikojnë përsëri ligjet për ndalimin ose kufizimin e rritjes dhe konsumimit të Cannabis Sativa dhe të bëjnë ndryshimet (amendamentet) e duhura në ligj me qëllim uljen e krimit ordiner, financiar, vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, vjedhjeve, etj.

Në Kanada, ligji është ndryshuar në vitin 2013 dhe nga ai vit e deri më tani janë bërë vazhdimisht përmirësime dhe saktësime të tjera.
Ajo që bie në sy sot është fakti që alkooli, duhani dhe Cannabis klasifikohen si “drogra të lehta”.
Është rasti të themi me zë të lartë se ndonëse ato konsiderohen sot si droga të lehta, ato ndikojnë fuqishëm në shëndetin tonë, si në veprimtarinë fizike ashtu edhe në atë mendore.

Eksperienca personale në rritjen e Cannabis e konfirmon atë që thashë më lart.
Kështu, vite më parë, qeveria federale kishte lejuar kompanitë farmaceutike të bashkëpunonin me një numër të kufizuar fermash bujqësore për të blerë nga to bimë Cannabis. Bimët e prodhuara do të shërbenin si lëndë e parë për prodhimin e medikamenteve mjekësore nga këto kompani.
Në vitin 2013, qeveria vendosi të lejojë edhe rritjen e bimëve Cannabis për përdorim vetjak me qëllim zvogëlimin e tregut të zi, por me disa kufizime dhe rregulla rigoroze.
Rreth vitit 2015, ligji u korrektua duke hequr kufizimet dhe rregullat rigoroze.

Kështu, me ndryshimet e bëra, çdo fermer mund të kultivojë Cannabis Sativa dhe ta tregtojë atë ligjërisht vetëm në tregun vendas (gjithmonë sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë).
Ligji nuk lejon eksportin e produktit jashtë kufirit shtetëror të Kanadasë.
Po kështu, dyqanet e shitjes së Cannabis Sativa duhet të tregtojnë vetëm produktin vendas, duke mos lejuar importin e produktit nga jashtë.
Pra, si eksporti, ashtu edhe importi i Cannabis konsiderohen veprimtari të jashtëligjshme ose kriminale, dhe personat që i kryejnë këto veprime konsiderohen kriminelë dhe ndiqen penalisht.

Po kështu, çdo individ mund të mbjellë dhe rrisë për përdorim vetjak vetëm 4 bimë Cannabis për çdo shtëpi – jo më shumë se kaq.
Prodhimi nga këto 4 bimë, meqenëse është për përdorim personal, nuk lejohet të shitet në tregun vendas. Nëse ndodh, edhe kjo konsiderohet veprimtari e paligjshme.
Vendosja e ligjit të ri, si dhe kriteret dhe rregullat e reja, bënë të mundur uljen e kriminalitetit, shtimin e të ardhurave nga taksat, etj.
Për pasojë, ne shikojmë uljen e çmimit të shitjes dhe të blerjes së Cannabis në treg.

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për

Ligji i ri parashikon dhe detyrime për fermerët qe do merren rritjen e bimeve Cannabis.
Fermerët (persona fizikë) që duan të merren me rritjen e Cannabis duhet patjetër t’u nënshtrohen disa procedurave ligjore, si më poshtë:

1-Duhet të miratohet nga qeveria qendrore ose vendore dhe të merret leja e ushtrimit të profesionit. Kjo leje tregon se kultivuesi i bimëve ka njohuri të plota për legjislacionin në fuqi të kultivimit të Cannabis.
2-Duhet të miratohet nga qeveria qendrore ose vendore, për të marrë leje për vendin (terrenin ose tokën) ku do të kultivohet Cannabis.
3-Duhet miratuar projekti i ndërtimit të fermës. Aktualisht kultivimi i Cannabis bëhet:

-Në terren të hapur

-në terrene të hapura por shkëmborë ku bimët rriten në vazo,
-Rritje konvencionale në mjedise krejtësisht të mbyllura,
-Rritje konvencionale në sera.
4-Duhet që të ketë të shpallura e miratuara Procedurat Standarde të kultivimit të Cannabis
(SOP).
5-Duhet që të ketë kontratë me një laborator të certifikuar i cili certifikon përmbajtjen e sasisë së THC (Cannabinoid) dhe CBD (Cannabidiol) në produktin gati për shitje.
6-Duhet që produkti Cannabis i kultivuar të ketë Certifikatën GAP (Good Agricultural Practice) përpara se të shkojë në destinacionin final të shitjes. Kjo certifikatë siguron përdoruesin që produkti që ka në dorë (Cannabis) është konform praktikave të sigurisë ushqimore.

Tregu i konsumit të Cannabis në Amerikën e Veriut
Sipas statistikave në Kanada për vitin 2025, 1 gram Cannabis është shitur midis 3.0 – 3.1 $/gram (USD).

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për
Tabela e çmimit të Cannabis-it në tregun amerikan nga viti 2016 deri në vitin 2023

Siç shihet, çmimi i shitjes së një poundi (lb ose 454 gramë) Cannabis është ulur në mënyrë drastike dhe kjo ka ndodhur pas heqjes së kufizimeve për rritjen e kësaj bime.
Po kështu, statistikat tregojnë se raporti i prodhimit total të Cannabis-it krahasuar me përdorimin personal është:

25% e sasisë që prodhohet shkon për qëllime farmaceutike
75% e sasisë që prodhohet shkon për përdorim personal.
Sipas statistikave në Kanada, prodhimi nga një bimë është si më poshtë:

-Rritje e bimëve në tokë bujqësore. Për një mbjellje në vit, prodhimi është 500–700 gramë/bimë
-Rritje e bimëve në tokë shkëmbore me vazo. Për një mbjellje në vit, prodhimi është 400–500 gramë/bimë
-Rritje në mjedise të mbrojtura. Dy ose më shumë mbjellje në vit, prodhimi është 900–1000 gramë/bimë
Të dhënat e mësipërme, që janë kryesisht personale dhe të grumbulluara gjatë punës sime, jam përpjekur t’i krahasoj me informacionin e ardhur nga Shqipëria.

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për

Në fillim të vitit 2025, Qeveria e Shqipërisë vendosi që të lejojë rritjen e Cannabis-it për qëllime mjekësore. Duke e parë vendimin e Qeverisë së Shqipërisë me këndvështrimin e mësipërm, menjëherë kuptohet se ky vendim është i drejtë dhe unë e përkrah në parim, sepse synohet ulja drastike e krimit ordiner, krimit financiar, vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, vjedhjeve etj.

Por unë, si specialist, kam të drejtë të pyes nëse:

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) për rritjen e Cannabis-it për qëllime mjekësore është vetëm për këtë qëllim?
Përfshin Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) edhe rritjen e Cannabis-it për përdorim vetjak?
Sipas mendimit tim, VKM nuk përfshin rritjen e Cannabis-it për përdorim vetjak. Pra, lejohet vetëm rritja e bimëve për qëllime mjekësore dhe, si i tillë, unë e konsideroj këtë vendim si zgjidhje të pjesshme dhe të pamjaftueshme të problemit.
Kjo sepse, përsëri do të ketë kërkesë për përdorim vetjak dhe, si e tillë, “tregu i zi” ku përfshihen krimi ordiner, krimi financiar, vrasjet, dhunimet, rrëmbimet, vjedhjet etj, do të jetë aktiv.

Statistikat e lartpërmendura tregojnë se nga e gjithë sasia e Cannabis Sativa që kultivohet, vetëm 25% e bimëve përdoren për qëllime mjekësore, ndërsa 75% e bimëve të mbjella janë për përdorim personal. Pra, ligji për rritjen e Cannabis Sativa nuk është i plotë.

Shqipëria duhet të lejojë jo vetëm kanabisin për

Në këto rrethana, duhet që me patjetër qeveria të bëjë ndryshime ligjore për të njohur gjithashtu legjitimitetin e bimëve që rriten për përdorim vetjak. Ky ndryshim bëhet më eminent, sidomos kur flitet për rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Në Projektligjin e ri që propozoj për legalizimin e Cannabis-it për përdorim vetjak, duhet të pasqyrohen gjithashtu të gjitha detyrimet që kanë prodhuesit karshi shtetit dhe konsumatorit (gjëra për të cilat folëm më lart).
Mendoj që ligji duhet të parashikojë edhe disa detyra që i dalin shoqërisë, shkollës, prindërve etj., për të minimizuar efektin negativ të kanabisit në grupmoshat e ndryshme.

Si përfundim, mund të them se kultivimi i bimëve Cannabis Sativa duhet rregulluar me ligj, në të cilin duhet të përfshihen si kultivuesit për qëllime mjekësore, ashtu edhe ata për përdorim vetjak./dritare.net