Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Maksim Cikuli, eulogji për një shok!

Maksim Cikuli, eulogji për një shok!

Nga Mentor Petrela

Maksi shoku i jetës, që bashkë me Bernardin ishim tre, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë që nuk arriti ta kronicizojë pavarësisht përpjekjeve të kolegëve. Ishte një vdekje e papritur, më gjeti të papërgatitur dhe nuk e imagjinoja që do të shkruaja për të, por kjo është jeta.

Lindi në Korçë nga një familje e nderuar, i ati Dr.Zisa mjek e shkrimtar dhe e ëma Dr. Rashel Cohen pediatre me origjinë hebre, që lanë Spanjën në shekullin e 15 dhe u zhvendosën në Perandorinë Osmane.

Gjatë fëmijërisë në Tiranë, u edukua dhe studioi mjekësi në Fakultetin e Tiranës, me rezultate ”Cum Laude” (të larta). Me Zënën, bashkëshorten ata jetuan për katër vite në Kukës, në veri të vendit, një eksperiencë kurajoze të lësh përshtypje të mira atje.

Pastaj ai studioi gjenetikë me profesorin e njohur ndërkombëtar, Jean Frezal në Spitalin Necker të Parisit. Gjatë komunizmit, edukimi ynë familjar ishte baza me solide në mbrujtjen e karakterit në shpërndarjen e informacionit, leximit me qarkullimin e brendshëm të letërsisë së ndaluar nëpërmjet bibliotekave familjare.

Ezoterizmi në këtë drejtim krijonte avantazhin e njohjes së klasikëve mbi modernen që u thye pas viteve ’90. Pas rënies së komunizmit, këto ndryshime në dekada bëhen të padallueshme. Ai u ftua nga z.Berisha për të qenë pjesë e kabinetit të Meksit, si Ministër i Shëndetësisë ad hominem dhe kreu reformat më të suksesshme gjatë viteve 1993-1997. Falë arritjeve të tij, e vazhdoi edhe për dy vjet detyrën, 2005-2006.

U largua nga detyra i pakorruptuar, vetëm me dy monedhat për të paguar Karonin kur ta pyesë: ”Kush është ai që i la mjerimet e kokëçarjet dhe erdhi këtu të gjejë prehje?”

Koha do ta tregojë se të bërit shtet kërkon shtetar si Maksim Cikuli që grekët e vjetër zbrisnin te Hadi, mbretëria e të vdekurve e kërkonin aty kur mërziteshin nga shterpësia njerëzorë mbi tokë sipas Aristofanit.

Pas viteve ‘90 Maxim dhe Zana jetuan të lumtur me familjen e tyre, prindërit, fëmijët, mbesat, një privilegj në kontekstin e ndryshimeve të klimës së kulturës e sjelljes në shoqërinë postkomuniste.

Në shkollën fillore ”Murat Toptani” jam njohur me Maksin dhe më pas nuk u ndamë, ishte i vërtetë, përbuzte sjelljet narcisike, vulgaritetin, detyrat i kryente me seriozitet deri në fund pa fjalë duke zbatuar privatësinë pa të cilën nuk ka liri thoshte. Revoltohej kur politika rrudhte dhe i zinte frymën mendimit të lirë, duke cituar “einpolitizieren” të Hana Arendt.

I përkushtohej studentëve, një herë Grejs Kadare biologe në Paris më patë thënë se metodologjinë e shkrimit të tezës shkencore nuk e kam mësuar këtu, por e kam nga profesor Maksi.

Drejtoi Departamentin e Pediatrisë të Fakultetit të Mjekësisë duke e orientuar drejt modelit francez si frankofil që ishte, ndërkohë përktheu së bashku me Zanën ”Samarkanden” të Amin Malouf.

Gjatë vitit të kaluar ne shpesh diskutuam librin e Ernest Becker ''Mohimi i Vdekjes'' dhe ai më bën të qesh me humorin e tij hebre.

Miqtë, të dashurit, shoqet do të kenë shumë për të treguar, por sot, mua më janë shteruar fjalët nga lotët.

Do ta thërres tri herë si grekët e lashtë, ”Maksi, Maksi, Maksi”, të lutem më dëgjo!

I shpreh keqardhjen Rashelit, Zanës, Julit, Sarës, familjes!

Maksim Cikuli, eulogji për një shok!

Maksim Cikuli, eulogy for a friend!

Mentor Petrela

Maxim, my brother passed the way, with Bernard we were three, Despite all efforts made by our collegues to chronicisized the disease a sudden death found me unprepared and inthinkable to wright for him but this is life.He was born in Korca from a distinguished family ,his father Zisa was a doctor and writer,the mother a pediatrician Jew origin that left Spain in XV century and moved to Ottoman Empire.

During his childhood in Tirana he was educated at schools and studied medecine at the Faculty of Tirana with ''Cum Laude''results.
With Zana his wife they have been expelled to Kukes North of the country a couragious experience leaving good impressions there.
After he studied Genetics with Jean Frezal well known international professor in Necker Hospital of Paris.
During the communism our families education was solid through esoteric communications and internal circulations of prohibited literature in search of each other home libraries Once in France he founded himself advantagous over the Frenchs in classical more than in modern literature.After the fall of communism this differences in decades becomes indistiguishables.
He was invited by Mr.Berisha to be part of Meksi's cabinet as Minister of Health ad hominem and performed the most successful reforms needed during 1993-97.For his achievements he was rewarded to be part a second time in office for two years 2005-6.
Cui bono, he left office uncorrupted with two coins just to pay Chrone for the passage when he will be asked ''Who are you leaving the worries and miseries and coming here to find peace?''
Time will let us know that State needs Statesman as Maxim.Aristophanes in ''Frogs'' taught us that the Ancient Greeks went to find out from Hades Aeschillys when they needed.
After 90's Maxim and Zana lived happy with their family, parents, childrens, grand-childrens.
Since the elementary school when I met Max for the first time we never left each other, serious, duty bound, silence was gold for him but not introverted,disdainful to vanity,narcissism,vulgarity but sparkling all this with wit.
Eager to see a democratic society he was irritated when politics was suffocating free opinions quoting ''einpolitizieren'' of Hannah Arendt.
Grace Kadare Biologist at INSERM in Paris the daughter of the International well known writer Ismail Kadare told me that she payed a big respect to professor Maxim who teached her for two years to be a researcher.
With his wife Zana they translated in Albanian ''Samarkand''of Amin Malouff.
During the last year we frequently discussed Ernest Becker book ''Denial of Death'' and he make me laugh with his Jewish humor.
The friends,the loved one's,the camaraderie will have more to tell but today my words dry up because of tears.
I will call him three times as the Ancient Greeks
''Max,Max,Max'' please here me.
All my deepest feelings to Rachel,Zana,Juli,Sara, grandchildrens,and family./dritare.net