Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Çfarë do të thosha, po të isha nesër, në Asamblenë e PS-së!

Çfarë do të thosha, po të isha nesër, në

Nga Fatbardha Dega, SHBA

Është e vërtetë që unë nuk jam aty prej më shumë se 30 vjetësh. Jo se desha ta lija Shqipërinë, por nuk më lanë mundësi tjetër njerëzit e zinj te të pushtetit te Berishes.
Por me sinqeritet dhe vërtetësi ju them ju miqve dhe shokëve të mi, atyre që më njohin dhe ata që nuk më njohin se asnjëherë nuk kam pushuar së menduari dhe vepruari për vendin tim. Këtë përjetim mund ta gjesh në shpirtin dhe mendjen e çdo emigranti.

Të gjithë në një mënyrë apo tjetër janë viktima të një politike dhe qeverisjeje të gabuar që u detyruan të marrin rrugët e botës. 
Meqenese nesër do të mblidhet Asambleja e PS-se desha si anëtare e saj, që ditën kur u krijua t’ju tregoj, çfarë do thosha, po të isha neser, në atë Ansamble.

E di që kjo Asamble nesër ka një barrë të veçantë në raport me Shqipërinë dhe popullin e saj. PS-ja vjen aty jo vetëm me barrën e problemeve dhe sfidave të qeverisjes së vendit, por edhe me një ngarkesë të rëndë publike për fajet e saj.
- Ajo çfarë tha Arben Ahmetaj në intervistën e tij para pak ditësh e ka vënë të gjithë PS-në përballë një sprove të pashoqe: A është në pikëpyetje jo vetëm figura jonë morale politike apo i gjithë sistemi i udhëheqjes shtetërore dhe partiake?
-A i kemi gënjyer ne zgjedhësit tanë që shpresonin shumë te Rilindja?
- A ishim në një udhëheqje e ndryshme nga të tjerët në drejtimin e vendit apo thjesht një vazhdim i stilit të mëparshëm që e ka lënë Shqipërinë në një stacion tranzicioni 30-vjeçar?
-A mundi qeverisja e PS-së t’i jepte Shqipërisë në këto 11 vjet në drejtim atë çfarë ajo u premtoi shqiptarëve?
-Po, janë bërë disa punë të mira. Ka ndryshuar faqja e shumë qyteteve shqiptare, ka pasur ritëm më të kënaqshëm ekonomia, kaloi Reforma në Drejtësi-arritja më e madhe, është rritur niveli i konsumit, janë ndërtuar disa objekte të nivelit të kënaqshëm për publikun(stadiume, shkolla, spitale etj),turizmi ka pasur një bum vitin e fundit etj.


-A mund të kishim bërë më shumë dhe arritur më tepër? Po padyshim. Atëherë çfarë pengoi?
Përgjigjen le ta kërkojmë së pari te vetja.


Janë brenda nesh arsyet që sollën rritjen e korrupsionit brenda dhe jashtë qeverisë, që mënjanuan meritokracinë dhe standardet për gjetjen e të zotëve të punës, duke i lënë vend neopotizmit e aferave korruptive. Kjo e keqe u ekspozua në intervistën e z.Ahmetaj duke vjellë jashtë të gjithë “çorbën e korrupsionit” të ngrenë e gatuar gjatë këtyre viteve nga ai e shokët e tij.

Edhe nëse nuk është fare e vërtetë ajo që volli z.Ahmetaj është e vështirë deri e pamundur për të besuar se kjo qeveri është e “pastër”, përveç faktit që sot janë disa anëtarë dhe ish-anëtarë të qeverisë nën hetim nga SPAK-u apo në burg.

Nuk bëhet më fjalë për “mollë e dardha të ngrëna pas shpinës së kryeministrit” por bëhet fjalë për dhjetëra-miliona euro të përvetësuara qe do t’i sqarojë më mirë drejtësia.

Por nesër ia keni borxh një sqarim dhe informim opinionit publik.
Është pozitiv fakti që vetë kryeministri(njëkohësisht, kryetari i PS-së) nuk ka marrë përsipër të bëjë avokatin e askujt dhe ia ka lënë krejtësisht drejtësisë së re të vendosë për ata, krejt ndryshe nga ç’bënte Sali Berisha.

Kur njeriu i dytë i qeverisë nxjerr vrerin e tij ndaj kryeministrit dhe krejt kupolës së qeverisë dhe partisë, ku flitet për miliona euro të përvetësuara nga buxheti i shtetit është një sinjal “SOS” alarmi që partia dhe qeveria të kalojnë në një proces katarsisi dhe reformimi të plotë.
Këtë e do dhe kërkon interesi i Shqipërisë ashtu siç është në këtë moment një domosdoshmëri jetike edhe për vetë PS-në, sidomos të ardhmen e saj.

Unë këtë proces e shoh si mjaft jetik për kryetarin e PS-së dhe kryeministrin aktual se çfarë PS-je dhe trashëgimie politike do na lënë pas.

Kjo kërkon vendosjen e disa standardeve dhe referencave të cilat do të jenë një lloj Kushtetute për partinë në tërësi dhe qeverisjen në veçanti.

Fundi i pjesës së parë./dritare.net