Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Dëshmorët e Atdheut gjatë LANÇ-it (1939 – 1944)!

Dëshmorët e Atdheut gjatë LANÇ-it (1939 – 1944)!

Nga Dilaver Goxhaj

Me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga nazi-fashistët ka rishpërthyer një fushatë denigruese, duke e mohuar gjakun e dëshmorëve që ranë për çlirimin e SHQIPËRISË. Dhe në krye të kësaj fushate prin Studimi i së ashtuquajturës “Akademi e Studimeve Shqiptare” në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke e masakruar historinë e LANÇ-it. Për fatin tonë të keq kanë dalë edhe më parë mohues të tillë.

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, DËSHMOR është: ”Ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të Aydheut”.

Dhe lista e kësaj kategorie për t’u shpallur dëshmorë të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Shqipërisë: 28.110
Dhe konkretisht:

1. Dëshmorë sipas dokumentave ligjore janë . . . . .. . . .9.470
2. Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar
nga nazifashistët e bashkëpunëtorët e tyre janë . . . . . 6.436
3. Të asgjësuar në 23 kampe,m pa varre,
për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman . . . . 11.200
4. Të azgjësuar në kampet e internimit në Greqi (pa varre).. 50
5. Të asgjësuar në kampet e internimit në Itali(pa varre). . . 70
6. Të asgjësuar në kampin e Mat’hauzenit (pa varre) . . .. 351
7. Të azgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre). 32
8. Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) . . . . . 168
9. Të asgjësuar në kampin e Zemunit, Jugosllavi (pa varre) 162
10.Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) .144
11.Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre)..27

SHUMA E PËRGJITHSHME DËSHMORË JANË . . . . . 28.110
Nëse i shtojmë kësaj liste edhe 205 dëshmorë italianë që iu bashkangjitën Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, atëhere lista e dëshmorëve është 28.315


SHËNIM: Këto të dhëna janë botuar në datë 5 Maj 2010 në gazetën “Telegraf” nga kryetari Shoqatës së dëshmorëve të Atdheut, z.Dalan Buxheli
Dilaver Goxhaj, Tiranë, 30 Nëntor 2024./dritare.net