Shkak për infeksione, ja si duhet t'i lani veshjet intime!
E Hënë 26 Gusht 2019, 22:10
Dritare.net
Ndoshta deri më sot, mënyra se si i keni larë veshjet intime ka qenë e gabuar. Kjo për shkak se zakonisht, për të mos i prishur, priremi që t'i lajmë me pak gradë, ose në të shumtën e rasteve me dorë. Por mjekët e higjienës, thonë se kjo mënyrë është e gabuar. Të paktën ato duhet të lahen me 60 gradë celsius, në mënyrë që të zhduken të gjitha papastërtitë.
Por edhe kjo nuk mjafton. Nuk duhet t'i bashkoni ata me rrobat e tjera, dhe gjithmonë të përdorni detergjente që janë specifikë vetëm për këto lloje veshjesh. Ato janë shkak i një sërë infeksionesh, ndaj mos i neglizhoni kujdesin dhe pastërtinë e veshjeve intime./L.F-dritare.net