
Shifra të frikshme/ 227 persona kanë vdekur në aksidente në 2019
E Premte 17 Janar 2020, 12:12
Dritare.net

Gjatë një takimi me policinë e shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se gjatë viti që lam pas më shumë njerëz kanë vdekur nga aksidentet sesa nga krimi.
Janë gjithsej 227 persona që kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë në 2019.
Në 2018 në vendin tonë kishte 213 të vdekur ng aksidentet, ndërsa në 2017 kishte 222, kurse shifra më e lartë ka qenë në 2009 ku kanë humbur jetën 378 persona.
“Ky takim ka rëndësi të marrë, përpjekje fillestare që do vazhdojë për 2020 meqë është viti i sigurisë rrugore.
Vetëm në 2019 vdiqën 227 persona humbën jetën nga aksidentet, më e lartë se shifra e krimit që shkon deri në 50 të vrarë. Kemi shum të vrarë në rrugët e vendit që duhet të ulen”, tha Lleshaj./ I.M-Dritare.net

















