Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë 37-vjeçari

Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë 37-vjeçari
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, tek shinat e trenit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 37-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se për motive të dobëta 19-vjeçari me inicialet A.H., ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., banues në Tiranë.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pas  dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”./E.B-dritare.net