Shënim i dritare.net/ Dhuna në Facebook që nuk duhet toleruar!

Dje në mbrëmje, një gazetar i portalit tonë, gjeti në review të dritare.net, frazën e lënë nga një grua: “Faqe e ndyre si shumica. perdere foto te temerrshme vetem per like”.

Gazetari që e pa i pari,  është personi përgjegjes në faqe pikërisht për fotot dhe videot tona, të cilat ka detyrën t’i kontrollojë para se të hidhen, pasi çdo foto dhune, apo me të drejtë autori na penalizon për shkak të politikave të Facebook, Instagram dhe Youtube.

Duke qenë se jemi një portal për rrugë të gjatë, nuk tolerojmë të kemi foto të tilla që na sjell bllokim të faqes dhe penalitete të tjera nga këto rrjete, ku jemi të verifikuar dhe i nënshtrohemi politikave të tyre.

Këtë gjë e bëjmë edhe për etikë pune dhe për shtrëngesë penalizmi. Morali dhe ndëshkimi janë bashkë.

Të dyja këto, na kanë kthyer në roje të të drejtave të autorit dhe na kanë dhënë leksione etike në një online pa rregulla.

Djali që lexoi atë fjali gjithë urrejtje dhe pa shpjegim për punën tonë, për punën e tij, hyri në faqen e zonjës, mori atje gjithë fotot që postonte ajo, kryesisht ushqimore dhe bashkë me foton e saj i ekspozoi në Facebook, duke pyetur, çfarë kishte me ne zonja.

Shumë shpejt faqja jonë u kthye në arenë përballjesh nga zonja, lexues të tjerë, gazetarë të faqes sonë, të cilët zonja vijoi t’i fyejë duke i quajtur “konviktorë që pinë me dy pipa në një gotë.”

Pas shumë përplasjesh verbale, sugjeruam ta heqim postimin, edhe pse shumica e gazetarëve nuk dëshironte, duke u ndjerë të fyer në punën e tyre, në jetën personale dhe për t’i dhënë zonjës një leksion, se nuk është e lehtë të fyesh punën e njerëzve që nuk njeh sepse mandej mund të ekspozohesh ndaj një dhune tjetër po verbale.

Kur postimi i gazetarit tonë u fshi, zonja e mori për dobësi dhe frikë ndaj kërcënimeve të saj të cilat i vijoi në inbox.

Tani, dy fjalë, jo për të sqaruar zonjën e cila dukej e gatshme dhe shume e ngeshme për sherre në Facebook:

Portali dritare.net bëhet nga vajza dhe djem të rinj, të cilët mundohen të sjellin sa më shumë histori pozitive, frymëzuese dhe promovuese. Njëkohësisht me këtë ne japim dhe informacion për gjithë çfarë ndodh. Nëse zonja apo zotëria apo kushdoqoftë duan të sulmojnë dritaren, duhet ta dinë që nuk bëhet fjalë për  robotë që nuk ndihen keq kur i sulmon. Gazetari që i ktheu përgjigje në Facebook, sugjeroi të shkojë në biznesin që zonja promovonte në faqen e saj dhe të xhironte kuponë tatimorë, e të tjera parregullsi që mund të gjente te biznesi i zonjës, gjë që ne të tjerët nuk e pranuam, se nëse heqim një njeri nga puna dhe ia vëmë këmba-këmbës të gjurmojë çfarë bën dikush që e meriton një mësim të mirë, na ikën vëmendja nga punët tona të përditshme.

LEXO DHE :  Vajza bukuroshe e deputetit shqiptar: Dua të futem tek Forcat e Armatosura

E njëjta gjë edhe me zonjën, nëse rri në Facebook, të shajë e raportojë punën tonë, humbet klientë në punën e saj.

Dhe në tërësi e gjitha kjo marrëdhënie kthehet në dhunë të ndërsjellë dhe na kthen në të ngjashëm me shembuj që nuk duam t’u ngjajmë. Sepse ne jemi kundër dhunës verbale. Jemi kundër dhunës. Ne promovojmë lajme dhe gazetaria pozitive na jep shembuj më të mirë dhe na bën qytetarë më të mirë të këtij vendi.

Ne e bëjmë këtë. Dhe duam që këta shembuj të ndajmë me ju që na ndiqni në dritare.net.

Duke u përpjekur të jemi një pikë ujë në oqeanin e përpjekjeve të përbashkëta për ta bërë më të jetueshme Shqipërinë.

Dhuna sjell dhunë, e mira sjell të mira. Ne zgjedhim të promovojmë të mirën. Por nuk lejojmë askënd të prekë e dëmtojë punën e djemve e vajzave të kësaj faqeje, që nuk janë “konviktorë që pinë dy pipa një gotë,” por të rinj të  talentuar që pavarësisht mundësive ekonomike, nuk i thonë kurrë jo punës dhe shkruajnë me pasion dhe dashuri për vendin,  por dinë edhe t’i tregojnë vendin, kujt i fyen punën.

Kur shtypni atë tastierë dhe shkruani me urrejtje, mos e bëni sent, pa menduar, po sikur të ma bëjnë mua, po sikur t’ia bëjnë fëmijës sim. Ktheje nga vetja dhunën, para se ta dërgosh online dhe kjo do të të bëjë të mbash dorën. Ne jemi dritare.net, dritarja e lajmeve tuaja të mira. Bëhu pjesë, na kritiko dhe na ndihmo të përmirësohemi bashkë. Por dhunën nuk e tolerojmë./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.