Studiuesit: Vaksina e tuberkulozit, ul mundësinë e vdekjes nga Covid-19
Dritare.net
Burimi: Daily Mail
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se, vaksina shekullore BCG që përdoret për të zhdukur tuberkulozin, zvogëlon mundësitë e vdekjes nga koronavirusi. Kjo vaksinë që i është bërë çdo adoleshenti britanik, mes viteve 1953-2005 për t’i mbrojtur nga tuberkulozi, mund të ofrojë mbrojtje kundër Covid-19. Bacillus Calmette-Guerin (BCG) u prodhua në masë në fillim, në 1924-ën dhe vaksinimi i përhapur për fëmijët e shkollave të mesme u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, kur tuberkulozi u zhduk në mënyrë efektive.
Akademikët në SHBA, studiuan vendet që kanë nivele të larta dhe të ulëta të njerëzve që kanë bërë BCG-në dhe gjetën një lidhje të qartë midis vaksinës dhe një niveli më të ulët të vdekjes, informon dritare.net. Detajet mbi popullaritetin e vaksinës u krahasuan me shpërthimin e koronavirusit të secilit vend, si për infeksione ashtu edhe për vdekje. Kur u morën parasysh ndryshimet demografike dhe ekonomike, shkencëtarët zbuluan se në vendet me një prevalencë prej 10 për qind më të madhe të vaksinës BCG kishte edhe një ulje prej 10.4 për qind të vdekshmërisë nga Covid-19.
BCG-ja ende përdoret gjerësisht në disa vende të botës ku rreziku i tuberkulozit është më i lartë se në Mbretërinë e Bashkuar dhe sot, vetëm personat që janë në rrezik, foshnjat dhe fëmijët që jetojnë me të afërm të infektuar e bëjnë vaksinën./K.C/dritare.net