
Si shërohet hernia diskale! Flet neuroradiologu në Itali
Dritare.net
Altin Stafa është mjeku që ngriti në këmbë për 10 minuta, bashkëshortin e ikonës së televizionit italian Mara Venieri. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga doktor Altini tregon një nga problemet më të shpeshta që has te pacientët, që është hernia diskale. Mjeku shpjegon në DritareTV teknikën që përdor në spitalin “Ca’ Foncello”- Treviso, për të trajtuar hernien diskale.
“Ndërhyrja vertebrale është një botë shumë e komplikuar pasi numri i patologjive është i larmishëm. Unë bëj ndërhyrje minimale invazive për disa sëmundje të shtyllës kurrizore dhe enëve të gjakut. Për trajtimin e frakturave vertebrale mund të bëjmë rindërtimin e vertebrës me injeksion çimentojë dhe kalciumi, ose vendosja brenda vertebrës të protezave të vogla që mund të zgjerohen, aq sa mund t’i japin stabilitet vertebrës. Ndër sëmundjet që më shpesh trajtojmë me këto teknika, me sonda ose laser dha pa përdorur çarje është hernia diskale.
Në shumicën e rasteve, herniet nuk janë sëmundje, por faktorë rreziku për të dhënë një dhimbje të caktuar. Në rast se hernia diskale të jep dhimbje problemi zgjidhet nëpërmjet sondave të vogla, laserit, nëpërmjet injeksionit brenda hernies të përzierjeve gazore, pra oksigjen dhe ozon, ose nëpërmjet injeksionit të medikamenteve të tjera që janë në gjendje të modifikojnë, të reduktojnë hernien.”, tregon mjeku neuroradiolog në DritareTV./K.C/dritare.net

















