Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjeku kardiolog: Ja pasojat që lë Covid-19 tek zemra!

Mjeku kardiolog: Ja pasojat që lë Covid-19 tek zemra!

Kardiologu, Andri Çabeli për Dritare TV ka treguar se cili është rreziku për zëmrën pasi kemi kaluar infeksionin e Covid-19.

Mjeku tha se Covid është virusi që po shkakton shumë problematika kardiovaskulare, si aritmi apo presion të lartë arterial.

Kjo ndodh pasi sipas mjekut kardiolog, personat e prekur nga Covid janë të rrezikuar si pasojë e ndikimit që ka infeksioni për zemrën, duke dëmtuar sistemin elektrik të saj, po ashtu edhe muskulin.

“Covid që është edhe virusi që po shkakton më shumë sëmundshmërinë në popullatë ka një lidhje me problematika kardiovaskulare. Akoma po bëhen studime për të kuptuar se si Covid lidhet me problematike kardiovaskulare, por ne kemi parë shpesh aritmi që fillojnë në mënyrë të papritur pas kalimit të infeksionit Covid. Kemi parë shpesh pacientë që nuk kanë vuajtur më herët nga presioni arterial por pas Covid kanë vlera të larta.

Është gjithmonë me vend që pas kalimit të Covid të bëhet një kontroll tek kardiologu, pasi po bëhen shumë studime dhe raportohet se ka një lidhje mes të dyjave. Me presionin arterial kanë një lidhje të lartë, si dhe pas kalimit të Covid kemi çrregullime të ritmit të zemrës, aritmi. Duket se prek edhe sistemin elektrik të zemrës, rrallë edhe muskulin e zëmrës”, tha kardiologu./M.K-dritare.net