Na ndiqni edhe në

Shëndet

Nëse jeni diabetikë duhet të hani vetëm këtë mjaltë!

Nëse jeni diabetikë duhet të hani vetëm këtë

Dritare TV ka realizuar një reportazh të veçantë në fshatin Zhapokikë të Beratit, për oazën e mjaltit që ka ngritur familja Shehu. Një mjaltë i veçantë që ka familja Shehu është ai i maresë, një “ilaç mrekullie” për vetitë e tij të jashtëzakonshme shëndetësore.

Vetitë shëndetësore të mjaltit të maresë!
Mjalti i maresë është i njohur për përmbajtjen e lartë të substancave fenolike, veçanërisht acidit homogentisik, i cili i jep atij një fuqi të jashtëzakonshme antioksiduese. Ky mjaltë ndihmon në:

-Eliminimin e radikaleve të lira dhe reduktimin e stresit oksidues në organizëm -Uljen e nivelit të sheqerit në gjak
-Pastrimin e mëlçisë dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut
-Trajtimin e sëmundjeve të rrugëve urinare dhe të frymëmarrjes
-Forcimin e sistemit imunitar, veçanërisht gjatë stinës së ftohtëDritare
Studime të fundit kanë treguar se mjalti i maresë përmban nivele të larta të kalciumit, magnezit dhe hekurit, duke e bërë atë një aleat të fuqishëm për shëndetin. Një studim i përbashkët nga universitetet në Itali dhe Spanjë ka zbuluar se ky mjaltë ka potencial për të ndaluar zhvillimin e qelizave kancerogjene të zorrës së trashë.

Tradita dhe prodhimi në Zhapokikë
Në Zhapokikë, familja Shehu vazhdon traditën e bletarisë me mbi 100 koshere. Mjalti i maresë prodhohet gjatë vjeshtës, kur bima e maresë lulëzon dhe frutat piqen njëkohësisht. Ky mjaltë ka një shije të veçantë, pak të hidhur dhe një ngjyrë bezhë, duke e bërë atë të dallueshëm nga llojet e tjera. Për shkak të kushteve të veçanta të prodhimit dhe sasisë së kufizuar, mjalti i maresë është shumë i kërkuar dhe arrin çmime të larta në tregjet evropiane.

Konsumi dhe kujdesi
Për të përfituar nga vlerat ushqyese të këtij mjalti, rekomandohet konsumimi i 2-3 lugëve të mëdha në ditë. Ai mund të merret siç është, i holluar me ujë ose si pjesë e salcave të ndryshme të sallatave. Megjithatë, fëmijët nën moshën 2-vjeçare nuk duhet të konsumojnë mjaltë, dhe personat që vuajnë nga diabeti duhet ta llogarisin atë në sasinë ditore të karbohidrateve që duhet të konsumojnë.

Për më shumë informacion, mund të shikoni reportazhin e plotë të Dritare TV në linkun më poshtë!