
E njihni lulen e akjes? Mbase shpesh e keni marrë në shtëpi për shkak të aromës së mirë që ka. Por veç aromës kjo lule ka edhe përfitime për shëndetin. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zonja Vera Çeço, sipërmarrëse e bimëve mjekësore tregon se lulja e akjes është ilaçi më i mirë bimor për të zhdukur gurët në tëmth, po ashtu edhe për rrugët e frymëmarrjes.
“Kjo është lule akja. Është nga lulet më të mira për gurët në tëmth. Nxit prodhimin e lëngut në tëmth, urinimin, tret gurët në fshikëzën e tëmthit, mjekon sëmundjet rrugëve të frymëmarrjes. Është nga lulet më të mira. Rritet në lartësi, atje ku bëhet çaji. Unë vetë e marr në Zagori”, tregon zonja Vera në DritareTV.
Nëse doni të mësoni më shumë për bimët mjekësore, nga lule akja, te trëndafili i egër dhe bari i majasëllit, ndiqni emisionin më poshtë!/K.C/dritare.net

















