Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA paralajmëron prindërit shqiptarë: Lindja me vizë turistike mund t'ju kushtojë rinovimin e vizës!

1781464781_ambasadaeshba.jpg

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se prindërit shqiptarë që udhëtojnë me vizë turistike drejt SHBA-ve për të lindur fëmijët atje, mund të mos i rinovojnë dot vizat.

Sipas njoftimit, përdorimi i programit Medicaid bën që shpenzimet mjekësore të mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ambasada u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore për përdorimin e vizës që ajo të përkojë me qëllimin e udhëtimit.

Ambasada u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore për përdorimin e vizës që ajo të përkojë me qëllimin e udhëtimit.

742903146_4541393262773692_4235466528225424689_n.jfif