Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkodër/ 62-vjeçari vret gruan me çifte në derën e shtëpisë!

1728808975_policia.jpg

Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar.

Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.