Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rutte: Çdo sulm ndaj NATO-s do të marrë një përgjigje shumë të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dha një mesazh të qartë dhe pa ekuivok gjatë konferencës për shtyp, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj një vendi anëtar të Aleancës do të përballet me një reagim të fuqishëm. Ai theksoi se NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, por është e vendosur të garantojë sigurinë e të gjithë anëtarëve të saj.

“Ne jemi aleancë mbrojtëse, për të mbrojtur 1 mld vetë. Ne nuk sulmojmë kurrë një vend tjetër, por ne ama sigurohemi që të tjerët, nëse u shkon mendja të na sulmojnë, përgjigjja jonë duhet të jetë shumë e fortë. Në shek. XXI s’mund të sulmosh siç bëri Rusia me Ukrainën sepse janë vlerat që kërcënohen, demokracia. Nuk është vetëm botë e lirë, media është shtyllë e demokracisë dhe shoqëria ka detyrën që t’i bëjë të ditura opinionet e veta”, tha Rutte./K.C/dritare.net