

SHBA-ja nuk i dha Turqisë një dritë jeshile për ndërhyrjen e saj në veri të Sirisë, ka thënë sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo.
Pompeo mbrojti vendimin e Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikanë nga zona kufitare, e cila ka shkaktuar një zhurmë në vend dhe jashtë saj.
Tani Turqia ka filluar një sulm në territorin e mbajtur nga forcat e udhëhequra nga kurdët.
Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan tha që qëllimi ishte të "parandalojë krijimin e një korridori terroritorial”, në kufi.
Forcat turke planifikojnë të bëjnë një zonë të sigurt të pastruar nga milicitë kurdë, e cila gjithashtu do të strehojë refugjatë sirianë./K.C/dritare.net

















