Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seks për 50 mijë lekë, zbulohen bazat e prostitucionit në Durrës

Seks për 50 mijë lekë, zbulohen bazat e prostitucionit në
Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prositucioni dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë, shtetasia Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

"Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. Gjithashtu, ajo vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shumës 5 000 lekë(të reja)”, njofton policia.

 Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Rent” ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;

• Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.", thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• G.A. 44 vjeç, banues në Shijak./L.P./Dritare.net