Sandër Prosi, sot do të festonte 100-vjetorin

Sot është 100-vjetori i lindjes së aktorit të madh shqiptar Sandër Prosi. Këtë datë të shënuar e ka uruar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Përmes një postimi në Facebook, Margariti shkruan: Kur ishim fëmijë shumë prej nesh mendonin se ai burri i urtë me mjekër të bardhë, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte me të vërtetë Ismail Qemali. Nuk do të kishte qenë kështu, pa lojën e mrekullueshme të aktorit Sandër Prosi, të cilin e kujtojmë sot në 100-vjetorin e lindjes. Nuk kishte rol të madh apo të vogël për të, ai dinte se si të ishte protagonist, duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ekstremet, që nga burri i shtetit te hamalli, nga profesori te luftëtari. Sandër Prosi na ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj.”

Artisti i popullit, Sandër Prosi lindi më 6 Janar të vitit 1920, në Shkodër. Kreu shkollën e mesme në Tiranë. Shkoi me studime për stomatologji në Austri, por nuk e përfundoi.

LEXO DHE :  Tragjedi në Gramsh/ Rrëzohet makina, 2 të vdekur 8 të plagosur

Dashuria për artet përcaktoi më vonë drejtimin e jetës së tij. Ishte një muzikant i pasionuar, njohës i disa instrumenteve (violine, kitare, fizarmonike), ku ka luajtur në koncerte të ndryshme në Tiranë, Shkodër etj.

Më 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit në dramën Vilhelm Teli të F.Shilerit, shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste pre qasjen që krijonte me pushtimin e vendit. Aktrimi u bë natyrshëm kështu arti i parapëlqyer i tij./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.