Sallatë me asparag

Sallata me asparag është një pjatë sa e freskët aq edhe e shijshme. Veçanërisht tani në prag të plazhit, pasi asparagu është një bimë që ka pak kalori, por e pasur me vitaminë B6, kalcium, magnez, zink, fibra, proteina, beta-karoten, vitaminë C, vitaminë E, vitaminë K etj. Në vende të ndryshme të botës, gatuhet ndryshe, por në do ju paraqesim sot një recetë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Përbërësit:

  • 400 gr asparag
  • 150 gr di proshutë crudo
  • 8 domatë të thara të marinuara në vaj
  • Djathë Parmigiano
  • 20 kokrra ulliri të zeza pa bërthamë
  • 2 lugë gjelle capperi
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri të virgjër
  • 1 lugë uthull molle
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Lajeni asparagun dhe eliminoni pjesët e ngurta anash. Gatuajini në avull për 5 minuta. Lërini të thahet dhe pritini në formë diagonale. Pas kësaj, pritini në shirita domaten e tharë dhe proshutën.

1 1.1 1.2

 

Vendosini të gjitha në një enë dhe përziejini. Ndërkohë, vajin, uthullën dhe kripën bashkojeni në një gotë dhe hidhjani në fund sallatës./dritare.net

2 2.1 2.2

Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.