Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ryshfeti 50 mijë euro/ Dëshmon oficeri i policisë gjyqësore në gjyqin ndaj Andreas

Ryshfeti 50 mijë euro/ Dëshmon oficeri i policisë gjyqësore
Në seancën gjyqësore ndaj ish­gjyqtares Majlinda Andrea ka dëshmuar sot oficeri i policisë gjyqësore tek Krimet e Rënda.

Petrit Gjecaj u pyet nga gjyqtarët por edhe nga pala mbrojtëse se ku e kishte gjetur informacionin për aferën e korrupsionit që zbuloi më pas 5 të dyshuar, mes tyre edhe gjyqtaren Andrea me bashkëshortin.

“Nuk e tregoj burimin. Informacioni për këtë aferë rezultoi i vërtetë”, tha ai duke shtuar se kishte informacion fillestar për këtë aferë, ku përfliten si të përfshirë 3 gjyqtarë, 1 zyrtar i lartë dhe 3 avokatë, por hetimet dhe përgjimet e mëpasshme nuk mblodhën prova që do t’i inkriminonin ata.

Të dhënat implikuan vetëm gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet se ka kryer korrupsion, ndërsa dyshohet se është paguar përmes bashkëshortit nga të dyshuarit e tjerë, për dhënien e një vendimi civil në Butrint.

Trupa gjykuese pasi mori dëshminë e oficerit Gjecaj, refuzoi kërkesën e avokatëve, që insistuan për të zbuluar burimet e dëshmitarit