
Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun: Unë e dashuroj dhe do të martohemi!
Dritare.net

Një muaj pasi konfirmoi lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku, aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ka treguar për kohën kur është njohur dhe dashuruar me të. E ftuar tek emisioni "Rudina", nga Rudina Magjistari, aktorja u shpreh se, ishte e ndarë nga bashkëshorti kur u lidh me Frrokun. E pyetur nga Rudina nëse kanë plane të martohen, ajo u shpreh se, tani për tani po shijojnë dashurinë, por sigurisht që duan edhe të martohen. “Isha single kur u dashurova me Mark Frokkun. Gjeta gjithë vetitë burrërore të babait tim te ai. Me nënën e Mark Frrokut jam një shoqe shumë
e mirë që tani. Nuk kam zgjedhur jetën më të mirë që mund të zgjidhte dikush, kam zgjedhur të jetoj me dashur. Sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj, si dua t’i drejtohet dikush fëmijës tim. Viktoria e ka njohure Markun prej kohësh sepse e kam njohur prej kohësh, që kur filloi të punonte për biznesin, Viktoria është njohur gradualisht me Viktorian”, u shpreh Rudina. Rudina Magjistari: Keni në plan të martoheni me Markun? Rudina Dembacaj: Po shijojmë dashurinë, por na ha shumë kohë edhe biznesi. Për fatin tim të
mirë edhe Marku e quan fat edhe unë e quaj fat, unë e dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi. Nuk është që kemi diskutuar pa fund për këtë, ne e kemi marrëdhënien familjare që tani, por sigurisht që do martohemi."/K.C/dritare.net

















