Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëfimi i Neritan Cekës: Si i ndala qytetarët të përplaseshin me gardën në 1990!

Rrëfimi i Neritan Cekës: Si i ndala qytetarët të
I ftuar në emisionin “Arena” të gazetarit Dritan hila, arkeologu Neritan Ceka rrëfeu një nga episodet e fillimit të vitit 1990, ku ai u bë protagonist në shmangien e një përplasje mes qytetarëve dhe Gardës së Republikës në atë kohë. Bëhet fjalë për fillimet e vitit 1991, kur priteshin të mbaheshin zgjedhjet, ku dy të rinj tentuan të futen në zonën e ish-Bllokut me motoçikletë. Por, një punonjës i gardës shkreu armën, çka nxiti qytetarët të shkonin në vendin e ngjarjes drejt një përplasje. Ceka tregoi se drejtuesit e kohës, të Gardës, i kishin treguar se nëse përplasja do të kishte ndodhur ata do të kishin qëlluar me armë.

Neritan Ceka: Atë ditë asnjë demokrat nuk ka qenë atje. Atje ka qenë, përpara meje për t`i penguar drejt urës së Lanës. Ishte Edmond Budina, Emina Riza dhe nga PD ka qenë vetëm Pëllumb Karameta. Unë kam shkuar fare rastësisht. Unë isha anëtar i PD. Pashë që doli garda dhe tanket. U nisa të shkoja te rruga e Kavajës dhe pashë që nxite te ura e Dajtit. Shkova te ura dhe gjeta këtë sitautë. 

Ishte rreziku i jashtëzakonshëm. Ata ishin të dogmatizuar, ishte shtëpia e Adil Çarçanit. Sa herë kaloja me djalin e vogël aty këta mbushnin armët. Komandati i gardës ishte Dane Binaj. Ishte një shkëmb nga Kuçi. Ma ka thënë po ju prisnim t`ju grinim. Unë ndërhyra. Ishte policia dhe pas policisë ishte garda. Pyes policinë: çfarë ka ndodhur. Këtu ka pasur një incident në Bllok sepse donte të kalonte dikush me motoçikletë. Ushtari i gardës u ka kërkuar të ndalen dhe ata nuk janë ndaluar. Ai ka qëlluar me armë.

U përhap lajmi se Sulo Gradeci ka bërë grusht shteti dhe kanë vrarë Ramiz Alinë. Kanë marrë pushtetin. Ky ishte momenti dhe shkova atje. I kam kthyer tre herë me rradhë. Herën e dytë ka ardhur gruaja ime nga kopshti dhe kishte djalin e vogël. Kam mbajtur Redonin dhe u kam thënë njerëzve: ky është djali im. Do ta fitojmë me gjak apo do ta fitojmë letra? Do ta fitojmë me votime, sepse në atë kohë ishin dhe zgjedhjet e 31 marsit. / I.M-Dritare.net

https://youtu.be/qzjornVkklc