
Rrahu e përdhunoi gruan, pensionisti shqiptar lë pa fjalë gjyqtarët në Zvicër
E Martë 28 Nëntor 2017, 10:10
Dritare.net

Që nga momenti kur ai e ka parë gruan e vet ulur me një burrë tjetër shqiptar, afër vendit të saj të punës, ai e ka akuzuar gruan për tradhti. Ai pastaj e ka sharë gruan duke e quajtur lavire, e ka torturuar, kafshuar dhe në fund edhe e ka përdhunuar nën kërcënimet më të rënda.
Nga janari i vitit 2016, pensionisti e ka përgjuar atë çdo ditë te kiosku ku ajo punonte. E akuzonte se kryente marrëdhënie seksuale me burra të tjerë dhe e kërcënonte vazhdimisht me vdekje. Disa herë radhaz e ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht.
Ai kishte ngritur në shtëpi një klimë të frikës së vazhdueshme, në të cilën jetonte jo vetëm gruaja por edhe djali i përbashkët, i lindur në vitin 2006.I akuzuari, i cili e flet dobët gjermmanishten, sipas ekspertizës psikiatrike vuan nga një çrregullim i pashërueshëm i personalitetit, me tipare narcisoide dhe impulsive, transmeton albinfo.ch.
Kjo, sipas ekspertizës dëshmohet edhe me atë se ai një herë u ishte drejtuar gruas dhe djalit me fjalët: “Unë jam zoti për ju”.
Ndërsa në gusht të vitit 2016, djali e bindi të ëmën që ta denonconte në polici. Prej atëherë, burri është në burg, ndërsa gruaja e traumatizuar rëndë ndodhet në trajtim psikiatrik dhe është penduar për denoncimin.
Burri, i cili thotë se në Kosovë ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, ka ardhur në Zvicër para 25 viteve si punëtor në ndërtimtari. Pas një kohe të shkurtë ai qe martuar me një zvicerane, 14 vjet më të vjetër se ai. Pas 5 vitesh janë shkurorëzuar. Pak më vonë familja e tij i kishte rregulluar martesën në Kosovë me gruan e tij të sotme. Ai nuk ka dhënë përgjigje të saktë për pyetjen se sa kohë ka që është martuar dhe as për moshën e të birit.
“Nuk i kam punët mirë me numrat”, është arsyetuar ekonomisti.
Ai nuk ka pranuar se e ka përdhunuar, pasi sipas tij kanë pasur një jetë krejtesisht normale seksuale. “Ajo nuk ka thënë asnjëherë se nuk do”, ka qenë përgjigja ndaj pyetjes së gjyqtarit rreth praktikave më të forta seksuale të herëpashershme, që ai ka pranuar t`i ketë bërë.
Gjatë kësaj kohe, gruaja e traumatizuar, që qëndron ulur pak metra më tutje, kur përmendet “marrëdhënia seksuale me pajtim të dyanshëm”, vetëm tund kokën. Ajo shpreson që burri i saj të shpallet i lirë dhe pas një mase terapeutike, ai të kthehet sërish në familje. Po këtë gjë e kërkon edhe i akuzuari.
Mirëpo trupi gjykues e ka dënuar burrin me 7 vjet e gjysmë heqje lirie./L.P./Dritare.net

















