Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Rikthehet në skenë Gianna Nannini, me “E jashtëzakonshme”

Rikthehet në skenë Gianna Nannini, me “E
Për fansat e këngëtares Gianna Nannini, data 15 shtator, nuk është një ditë e zakonshme. Sot është publikuar kënga më e re, e artistes italiane, e quajtur “Fenomenale”, e shkruar nga Nannini dhe Davide Petrella.

Kënga është në rrymën pop-rock, plotësisht në stilin e Gianna. Ritmike dhe provokuese, dy tipare tipike të këngëtares, “Fenomenale” premton një tjetër sukses .

Kënga paraprin edhe albumin e shumëpritur “Amore Gigante”, i cili do të publikohet në 27 tetor.

E veçanta e albumit do të jetë produksioni, pasi këngëtarja ndërpreu bashkëpunimin 10 vjeçar me Will Malone. Në vend të tij, në produksion do të jetë Michele Canova./dritare.net