Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikonstruktohet Dispanceria, Manastirliu: Në Tiranë do rindërtojmë 14 qendra shëndetësore

Rikonstruktohet Dispanceria, Manastirliu: Në Tiranë do

Tashmë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e qendrës së specializuar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve tek Dispanceria, ku theksoi rëndësinë e investimeve në shërbimin Parësor.

“Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore është ndër më të rëndësishmit që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi tek Dispanceria, e cila do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se Dispanceria nuk është e vetmja që do të rikonstruktohet.

“Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetēsor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti”, tha Manastirliu. V.D/Dritare.net/