Si pasojë e shirave të dendur, në Tiranë janë përmbytur tre shkolla. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shanini, e cila njofton se katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm, janë përmbytur. Janë marrë masa për normalizimin e situatës, ndërsa mësimi është anuluar për sot në këto tre shkolla./E.B-dritare.net