Rama: Shqipëria në krah të vendeve që iu është cenuar siguria nga Irani

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për çështje globale.

Rama, ka thënë se Shqipëria është në krah të vendeve, që iu është cënuar siguria nga Irani, ndërsa shtoi se vendi ynë është i shqetësuar nga aktiviteti i Teheranit kundër muxhahedinëve që strehohen në Shqipëri.

“Na është dashur të reagojmë ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit dhe interesave të sigurisë dhe mbetemi në krah të atyre vendeve, të cilat janë cenuar në sigurinë e tyre, qoftë në tokë, apo në det nga ai”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

LEXO DHE :  Marrëveshja bërthamore shkelet përfundimisht/ Irani fillon pasurimin e uraniumit

“Shqipëria është e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe nga aktivitete që shkaktojnë trazira të tij në raport me opozitën iraniane, komunitetin e opozitës iraniane të cilin e kemi mirëpritur me bujari në vendin tonë, pas masakrave të jashtëzakonshme që u janë nënshtruar në vende të tjera”, – deklaroi Rama, më tej./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.