
Rama: Shkodra është sfida ime, Voltana Ademi më e paafta në histori
Dritare.net

Nga Shkodra ku po merr pjesë në fushatën elektorale kryeministri Edi Rama ka thënë se zgjedhjet në këtë qytet janë sfida e tij personale, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryetares demorkate Voltana Ademi, duke e quajtur kryebashkiaken më të paaftë në histori.
“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të. 4 vjet më parë jut hash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshm është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.
Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.
Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë. Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, Rama ik, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan.” U shpreh Rama./ I.M-Dritare.net

















